Shqipëri, pesë viktima dhe 112 raste të reja me koronavirus


Autoritetet shëndetësore në Shqipëri njoftuan se gjatë 24 orëve të fundit, prej 801 testimeve janë regjistruar 112 raste të reja me Covid-19.

Në Tiranë janë regjistruar 71 raste të reja, 9 raste në Durrës, 5 raste në Elbasan, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Lezhë, Kavajë, 3 raste në Fier, 2 raste në Berat, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Has, Lushnje, Gjirokastër, Vorë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 49 vjeçar nga Peqini, një 52 vjeçar nga Durrësi, një 72 vjecare nga Fieri, një 81 vjeçare dhe një 82 vjeçar nga Tirana.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë realizuar gjithsej 60.418 testime për Covid-19, prej të cilave 9.195 kanë rezultuar të jenë pozitive. Numri i të shëruarve nga Covid-19 është 4923, kurse 271 persona gjithsej kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin Shqipëria ka 4001 raste aktive me Covid-19.

LEXO EDHE:

Back to top button