Mesfushori brazilian i Njukasëllit në radarin e Real Madridit

Klubi spanjoll, Real Madridi është duke e kontrolluar situatën e mesfushorit të Njukasëllit, Bruno Guimaraes. Reprezentuesi brazilian, në sezonin e tij të dytë me Njukasëllin, ka qenë një lojtar vendimtar në shtytjen e tyre drejt top katërshes këtë sezon.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që 25-vjeçari të bie në radarin e klubeve të mëdha evropiane, ndër to edhe Real Madridi.

Sipas gazetës “Mundo Deportivo”, forma e Guimaraes e ka bërë atë të zë një vend të lartë në listën e blerjeve të Real Madridi për afatin kalimtar të verës. Drejtuesit e “Los Blancos” janë të prirur të ndryshojnë mesfushën e tyre dhe Guimaraes tani është nën konsideratë serioze. Vlera e yllit brazilian vlerësohet të jetë rreth 60 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button