Mesfushori gjerman është ylli më i paguar te Benfika

Julian Draksler është tashmë një yll në Portugali, megjithëse ende nuk ka filluar të gëzojë fansat me golat apo asistet e tij në ndeshje. Mesfushori gjerman, i cili ka luajtur minutat e para si lojtar i Benfika-s, tashmë ka fituar një ‘titull’. Ai i lojtarit më të paguar në kampionatin portugez.

Siç raporton “Sabado”, me 583,300 eurot e tij në muaj, 80% të paguara nga Paris Sen Zhermenit, skuadra që zotëron kartonin, lojtari i Benfika-s ia kalon shumë një lojtari të madh në kampionatin portugez si Pepe. Mbrojtësi i Porto-s, në fakt, fiton vetëm 227,000.

Për Drakslerin, aventura në Portugali është një mundësi për t’u rikthyer si protagonist në fushë, pasi në Paris zgjedhjet e teknikëve të ndryshëm e kishin parë për disa kohë jashtë projektit. Për më tepër, shpresa e tij është të mos humbasë Botërorin e këtij dimri.

LEXO EDHE:

Back to top button