Mesfushori i Barcelonës “qëlloi në shenjë”, merr përgjigjen pozitive

Frenkie de Jong është shumë afër kalimit në Premier Ligë, pasi Man. Junajted është afër marrëveshjes me Barcelonën për shërbimet e holandezit. Teksa ndodhet në qendër të vëmendjes së kësaj merkatoje, sigurisht kjo nuk e ka penguar lojtarin që të mendojë edhe për jetën private të tij.

Në Amerikën e Veriut, mesfushori i Barçës ka menduar t’i propozojë të dashurës, Miki Kiemenej për martesë. Dhe holandezi e bëri festën të paharrueshme, duke shtruar pyetjen në mes të një shkretëtire, përballë perëndimit të diellit. Ai e bëri të ditur lajmin në Instagram, me një postim ku shkruhej: “Mezi pres ta kalojmë pjesën tjetër të jetës së bashku. Ajo tha Po”.

Ndërsa De Jong ka vijuar pushimet e tij verore, Manchester United ka qenë në bisedime me Barcelonën, në përpjekje për të nënshkruar me holandezin. Mesfushori shkëlqeu nën drejtimin e Erik ten Hag ndërsa ishte tek Ajaksi, duke ndihmuar klubin për një tjetër titull të Eredivisie dhe Kupën KNVB.

Dhe tani, trajneri i ri i Manchester United beson se ai mund të ndihmojë në rikthimin e “Djajve të Kuq” në Ligën e Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button