Mesfushori shkupjan largohet nga Partizani

Besnik Ferati nuk është më pjesë e skuadrës së Partizanit. Lajmin e ka konfirmuar vet futbollisti në rrjetet sociale, duke potencuar se ndërprerja e bashkëpunimit është në mënyrë konsensuale.

“Nga sot nuk do të jem më pjesë e Partizanit. Pas takimit që pata me drejtuesit e klubit arritëm marrëveshjen për ta ndërprerë bashkëpunimin në mënyrë konsensuale. Dua të falënderoj presidentin Demi drejtorin Olsi Rama dhe gjithë stafin për suportin që më kanë dhënë në gjithë këto vite që kam mbajtur veshur fanellën e Partizanit. Mirënjohje për çdo trajner dhe pjesëtar stafi që kam bashkëpunuar, si dhe për të gjithë futbollistët që bashkë arritëm shumë suksese. Dua të falënderoj pa masë të gjithë tifozët e kuq, që kanë qenë në çdo moment me ne dhe me zemër u uroj shumë suksese në vazhdim. Me shumë respekt, Besnik Ferati

Tani mbetet të shihet se a do të vazhdojë karrierën e vet Ferati në Shqipëri ose do të rikthehet në Maqedoni ose do të provojë fatin në kampionatet evropiane. Kujtojmë se Ferati me fanellën e “Demave të Kuq” ka zhvilluar gjithsej 24 paraqitje, ku edhe ka shënuar një gol.

LEXO EDHE:

Back to top button