Brenda 30 ditësh Salih Mustafa do të ftohet për deklarim fajtor ose i pafajshëm

Salih Mustafa gjatë paraqitjes së parë para Dhomave të Specializuara në Hagë nuk është deklaruar rreth akuzave për krime lufte që e rëndojnë atë.

- Advertisment -

Ai ka thënë se fillimisht do të konsultohet me avokatin e tij, kur gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Guillou e pyeti nëse do të deklarohet fajtor ose i pafajshëm.

Gjyqtari tha se brenda 30 ditësh i akuzuari do të ftohet për t’u deklaruar lidhur me këtë çështje.

“Tani do t’i jap mundësi të akuzuarit që të vetëdeklarohet në lidhje me aktakuzën, në përputhje me rregullat. Zotëri Mustafa brenda 30 ditësh, nga dita e sotme, ju do të thirreni të pranoni fajësinë ose të vetëdeklaroheni jo fajtor për secilën prej akuzave në aktakuzën e konfirmuar. Nëse dëshironi ju mund të zgjidhni menjëherë të pranoni fajësinë ose të deklaroheni i pafajshëm” ka thënë gjyqtari Guillou.

Por, Mustafa tha se nuk do të deklarohet sot, pasi do të konsultohet me avokatin  e tij.

“Nuk do të deklarohem sot, do të konsultohem me avokatin”, ka thënë Mustafa shkurt.

Paraprakisht, Mustafës i është lexuar aktakuza e pastaj të drejtat e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button