Nesër merret vendimi për ish-ministrin e Transportit, Mile Janakieski

Nesër në Gjykatën penale do të merret vendimi për ish-ministrin e Transportit, Mile Janakieski për rastin “Shuplakat në komunën Qendër”. Nga ana tjetër Mile Janakieski kërkon lirimin nga akuza për rastin në fjalë. Ai tha se është “Dash kurbani” dhe tha se është i vetëdijshëm se në opinion ka presion që ai të dënohet. Janakievski e pyeti Prokurorinë se pse e kanë emëruar si bashkëpunëtor më i afërt i Nikolla Gruevskit, dhe nëse njeriu i besuar mund të përgjohet.

 “Nuk ka kam asnjë vepër penale. E di që ka presion në opinion të marr dënim me burg, madje tash po flitet edhe lartësia e dënimit. Shpreh keqardhje për rastin para komunës Qendër pavarësisht përkatësisë partiake. Dënimi me burg për mua nuk do sjellë drejtësi, por vetëm padrejtësi më të madhe- deklaroi Mile Janakievski.

Lirim nga akuza kërkuan edhe avokatët e Janakievskit. Ata theksuan se kundër ish ministrit të Transportit nuk janë prezantuar prova. Ata e kontestojnë edhe pjesën e akuzës ku thuhet se Mile Janakievski është njeri i besueshëm i të akuzuarit të parë, Nikolla Gruevski i cili u arratis.

“Nëse dikush më beson mua dhe unë jam bashkëpunëtori i tij më i ngushtë dhe personi me besimin më të madh, ai sigurisht që nuk do të më kontrollojë duke regjistruar bisedat e mia, dhe ajo atje pretendohet se kalon përmes DSK-së, por nuk është konfirmuar, nuk është dëshmuar- tha Elenko Milanov, avokat i Mile Janakieskit

Aktvendimi për rastin “Shuplakat në Qendër”  që filloi para katër vitesh, do të mësohet të martën. Dy të pandehur e pranuan fajin, njërit iu dha një dënim me kusht. Kundër Daniela Rangelova dhe dy të tjerëve, aktakuza është tërhequr ndërsa Gruevski është në arrati. Dënimi i paraparë për të akuzuarit është prej 5 muajve deri 5 vjet burg.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button