Policia shoqëron në burgun e Idrizovës ish-ministren e Brendshme, Gordana Jankullovska

Policia shoqëroi në burgun e Idrizovës ish-ministren e Brendshme Gordana Jankullovska për të vuajtur dënimin prej 4 vjetësh burg për rastin “Tanku”. Vuajtja e dënimit për Jankullovskën vjen pasi Gjykata Supreme konfirmoi vendimin paraprak të gjykatës dhe Jankullovska u ruajt për 10 ditë që të mos arratisej. Jankullovska shkoi menjëherë në burg për shkak të një urdhri të vjetër, që do të thotë se ajo nuk ka më të drejtë ankimi. Rreth orës 17:30 minuta forcat e policisë kanë dërguar ish-ministren në burgun e Idrizovës. Drejtori i burgut të Idrizovës për Alsat ka thënë se e burgosura për 15 ditë do të qëndrojë e veçuar nga të burgosurit e tjerë për masat antiCOVID. Në vitin 2018 Jankullovska është dënuar me 6 vite burg, por pas anikimimit të palës mbrojtëse, dënimi është ulur me 4 vjet. Patrullat e policisë për 10 ditë rresht kanë qëndruar para banesës së ish-ministres për të shmangur ndonjë arratisje të mundshme të saj.

LEXO EDHE:

Back to top button