Mesha e Krishtlindjes në Kosovë, thirrje politikës për pajtim e bashkëpunim

Mesha me rastin e Krishtlindjes u mbajt edhe në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, ku përveç pjesëtarëve të klerit ishin të pranishëm edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Lutjet për viktimat, të prekurit dhe atyre qe luftojnë në frontin e parë të pandemisë së koronavirusit, ishin në fokus së ceremonisë zyrtare të drejtuar nga imzot Dodë Gjergji.

“Në pamundësi që të bëjmë më shumë, nëpërmjet lutjeve dhe nëpërmjet veprave nuk na ka penguar që të japim diçka nga vetja jonë, duke u lutur për ata të cilët i kanë humbur të afërmit e tyre. Në veçanti dëshiroj të theksoj që ne lutemi pandërprerë për të gjithë ata burra e ato gra, mjekë, infermierë të cilët, pa u lodhur siç thotë populli, deri në pikën e fundit janë përpjekur për t’u vënë në shërbim të jetëve dhe të njerëzve dhe për t’i shpëtuar ato”, ishin fjalët e imzot Gjergjit.

Imzot Dodë Gjergji pati edhe një porosi për spektrin politik në vend, duke i ftuar që të gjejnë forcën për t’u pajtuar e t’u japin zgjidhje problemeve që shqetësojnë qytetarët.

“I ftoj edhe përgjegjësit institucionalë dhe politik në vend, që të rigjejnë urtinë e të parëve, entuziazmin e dikurshëm për liri dhe vullnetin që kishim për paqen, për të rindërtuar besimin, për të gjetur paqen e brendshme, pasi paqja, pajtimi dhe besimi në njëri-tjetrin nuk është vetën nevojë e përkohshme e as nuk i takon vetëm një gjenerate, por përgjegjësi e vazhdueshme e secilit prej nesh, që e dëshiron vetë Zoti”, vijoi Gjergji.

Më herët, në një mesazh, presidentja dhe kryeministri në detyrë, Vjosa Osmani dhe Avdullah Hoti e vunë theksin tek uniteti dhe bashkëpunimi ndërfetar në Kosovë.

LEXO EDHE:

Back to top button