Mesi barazon rekordmenin e Real Madridit

Lionel Messi ka shënuar gol për vitin e 17-të radhazi në Ligën e Kampionëve. Një statistikë e frikshme kjo që e barazon vetëm me legjendën Raul Gonzales Blanco të Real Madridit, I cili nga sezoni 1995 deri në 2011 shënoi të paktën një gol…

 

Për “pleshtin” periudha me gol në Ligën e Kampionëve shkon nga viti 2005 deri në 2021…

Edhe pse këtë sezon kapiteni blaugrana ka realizuar deri tani 20 gola në total (një mesatare që dikur e arrinte në më pak ndeshje brenda La Liga, Kopa del Rej dhe Ligën e Kampionëve) ai vazhdon të mahnisë sërisht. Janë 4 golat të shënuara në Ligën e Kampionëve duke përfshirë fazën e grupeve, 1 në Kupë dhe 15 në kampionatin spanjoll.

LEXO EDHE:

Back to top button