Berisha: Për skandale të këtilla prishen koalicionet dhe bien qeveritë

Skandalet me tekstet shkollore janë aq të mëdha saqë për to prishen koalicione dhe bien Qeveri. Kështu u shpreh në “Programi 200”, profesoresha universitare Vjollcë Berisha derisa komentoi skandalet me tekstet në librat shkollorë. Berisha madje thotë se ndaj skandaleve të këtilla duhet reaguar që kur tekstet janë në formën e dorëshkrimit, kur dorëzohen në ministri për miratim.

“Më vjen tepër keq se janë dy njerëz që janë faktor në arsim, në bërjen e politikave të arsimit te ne dhe edhe më keq, për shembull unë dëgjoj si thonë prej këtij viti, kjo i bie sikur një mundësi për të amnistua vetveten, ju jo që jo nuk amnistoheni, por nuk mund të amnistohemi as ne, as ne si pedagog. Gjithkush duhet të mbaj përgjegjësin e vetë. Nëse është prej 2002, kjo është edhe më keq. Do të thotë prej 20 vitesh na përplaset përpara vetes një fyerje aq e rëndë, por nga ana tjetër edhe gjëra të tjera që dalin në libra tjerë, sepse ky skandal nuk është ai i pari, as i vetmi. Bile ky skandal është dashtë të bëhet në momentin kur dorëshkrimi ka shkuar për ta miratuar ministria e arsimit, qoftë ai i 2002, qoftë ai i 2018. Për këto lloj skandalesh prishen koalicione, prishen qeveri, sepse bëhet fjalë për fyerje. Sepse bëhet fjalë për degën ku jemi ulur dhe nuk mund ta presim degën ku jemi ulur”, deklaroi Vjollcë Berisha, profesoreshë universitare.

LEXO EDHE:

Back to top button