Mesi e konfirmon: Të dielën ndeshja ime e fundit në Botëror

Lionel Mesi ka bërë me dije se finalja e së dielës në Katar do të jetë ndeshja e tij e fundit në një Kupë Bote. Ai foli për mediat pas fitores 3-0 ndaj Kroacisë dhe konfirmoi se udhëtimit të tij në Botëror po i vjen fundi dhe një mundësi për t’u rikthyer në vitin 2026 në moshën 39-vjeçare, janë thuajse zero.

“Jam krenar që mund të përfundoj udhëtimin tim në Kupën e Botës duke luajtur këtë finale. Ajo që po përjetoj është emocionuese. Me siguri e diela do të jetë ime ndeshja e fundit në një Kupë Bote. Do të kalojnë shumë vite para ndeshjes së radhës (2026) dhe nuk mendoj se do t’ia dal. Kështu që shpresoj të përfundoj në mënyrën më të mirë”, tha Mesi.

LEXO EDHE:

Back to top button