Mësohen favoritet për “MVP” në NBA, ballkanasi dominojnë listën

Pas zhvillimit të ndeshjes “All Star Game” është koha për t’u rikthyer në fushë për ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt në NBA. Përveç garës për të siguruar një vend në play off është edhe ajo për trofeun MVP të sezonit të rregullt.

Sipas bastexhinjve, basketbollisti favorit për ta fituar këtë trofe është Nikolla Jokiç. Ai e ka fituar edhe në dy sezonet e fundit, duke qenë favorit për një “tripletë”. Të gjitha kompanitë e basteve e japin basketbollistin serb favorit në kuota.

Një gjë e pritshme duke parë paraqitje e tij në fushë, ku ka një mesatare prej 24.7 pikësh për ndeshje. Hera e fundit që këtë trofe e ka fituar një amerikan është Xhejms Harden (2017-18) e pas tij trofeu u fitua dy herë nga greku Xhianis Antetokounmpo, e së fundi po dy herë nga Nikolla Jokiç. Serbi ka një diferencë të madhe për fitimin e këtij trofeu ndaj rivalëve të tjerë.

Në vendin e dytë renditet kamerunasi Xhoel Embiid, ndërsa në të tretin slloveni Luka Donçiç. Pas tyre ndodhen Antetokoumpo e Tatum.

LEXO EDHE:

Back to top button