Mësohen kundërshtarët e FC Shkupit në garën elitare

Në Slloveni, skuadrat e Koperit dhe Mariborit po luftojnë për titullin kampion. Nëse Koperi do të jetë kampion, do të jetë në mesin e skuadrave jobartëse, ndërsa nëse Maribori do të dalë kampion, atëherë mund të jetë në listën e rivalëve potencialë të Shkupit.

Në Luksemburg, Dudelanzhi është në rrugë të mbarë për të qenë kampion dhe për të qenë në mesin e skuarave bartëse. Në dy xhirot e fundit skuadra luan me kundërshtarë tashmë të eliminuar. Linfield nga Irlanda e Veriut dhe Zrinjski nga BeH, janë gjithashtu në pritje të zgjidhjes së plotë.

Kundërshtarët e mundshëm:

Karabak (Azerbajxhan)

Malme (Suedi)

Ludogorets (Bullgari)

Sherif Tiraspol (Moldavi)

Kluzh / FCSB (Rumani)

Bodo Glimt (Norvegji)

Ferencvarosh (Hungari)

Slovan Bratislava (Sllovaki)

HJK Helsinki (Finlandë)

TNS (Uells)

Zhalgiris (Lituani)

Linkoln Red Imps (Gjibraltar)

Shamrok Rovers (Irlandë)

Dudelanzh (Luksemburg) ?

Linfield (Irlandë)?

Zrinjski (BiH) ?

Maribor (Slloveni) ?

Shorti për turin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, do të hidhet më 14 qershor, ku janë paraparë zhvillimi i 2 ndeshjeve, vendas dhe mysafir. Ndeshjet e para do të luhen më 5/6 korrik, ndërsa ndeshjet e kthimit janë caktuar për 12/13 korrik. Fituesit udhëtojnë në filtrin e dytë kualifikues për elitën e futbollit, ndërsa të eliminuarit shkojnë në Ligën e Konferencave.

LEXO EDHE:

Back to top button