Mbrojtësi i Barcelonës lëndohet rëndë, largohet me autoambulancë

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Barcelona – Selta Vigo, e cila u mbyll me fitore të skuadrës vendase me 3-1.

Mbrojtësi Araujo ka pësuar një lëndim të rëndë në kokë, pasi u përplas bashkë me bashkëlojtarin e tij, Gavi-n.

Ndeshja u ndërprerë për disa minuta, teksa Araujo është dërguar me autoambulancë në spital. Sipas mediave spanjolle, mbrojtësi uruguaian u detyrua të largohet nga loja, ndërsa Çavi solli Klement Lengletin në vend të tij.

Kujtojmë se përballja në “Nou Kamp” u mbyll me fitore 3-1 të vendasve, falë golave të Depaj dhe dy të tjerë nga Aubamejang. Golin e vetëm për Selat Vigon e shënoi Iago Aspas.

LEXO EDHE:

Back to top button