Video/ Liverpulli me përmbysje mund Aston Villën

Pas barazimit ndaj Totenhamit, skuadra e Liverpullit, është kthyer direkt te suksesi në Premier Ligën e Anglisë, dhe ka arritur të marrë një fitore të vlefshme që ndoshta mban ende pak ndezur shpresën e fitimit të titullit.

Në minutën e tretë Aston Villa ka befasuar “Të Kuqtë” me një gol nga ana e Luizit. Por festa e tyre nuk zgjati shumë pasi në minutën e gjashtë Matip barazoi shifrat në 1-1.

Pjesa e dytë ishte totalisht në favor të Liverpullit, ku madje në minutën e 65-të kolumbiani Diaz asistoi për Mane dhe senegalezi nuk gaboi përballë portës.

Me këtë fitore, LiverpulIi renditet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Man. Sitin, ku të dy kryesuesit mbajnë nga 86-të pikë mbi shpinë, por Man. Siti ka në favor ndeshjet direkte dhe skuadra e Guardiola-s ka nje ndeshje per te luajtur, ndaj Vulverhemptonit.

LEXO EDHE:

Back to top button