Mësohet data e debutimit të Muriqit në Seria A

Vedat Muriqi pritet të debutojë me Lazion më 17 tetor në sfidën e javës së katërt të Serisë A kundër Sampdorias, pra pas gati një muaji kur firmosi me kryeqytetasit italianë. Sipas medieve italiane, sulmuesi i ri i bardhekaltërve do të humbas takimet me Kaliarin, Atalantën dhe Interin.

Jo vetëm kaq, por rikuperimi i tij i plotë prej koronavirusit e detyron Muriqin të humbasë dhe 3 takimet e Ligës së Kombeve me Kosovën, të planifikuara për muajin tetor (Maqedoni e Veriut, Sllovenia dhe Greqia). Muriqi rezultoi pozitiv me COVID-19 pas analizave të kryera në Stamboll para nisjes drejt Italisë. /Lajmi.net/ 

LEXO EDHE:

Back to top button