Tajsoni, gati për të sfiduar Fjurin, Xhoshuan, ose Uajllderin

Majk Tajson do të rikthehet në ring, duke sfiduar Roj Xhonson Xhuniorin, në një përballje të planifikuar më 28 nëntor. Dhe në rast se në këtë sfidë, Tajsoni shënon fitore, nga ekipi i tij paralajmërojnë se ai mund të luftojë edhe për titullin kampion në peshat e rënda. Sipas informatave të fundit, Tajsoni ka ngritur intenzitetin e përgatitjeve dhe stërvititet nga 6 deri më 8 orë në ditë.

“Mendojë se Majk mundet dhe më shumë dhe mund të luftojë për titullin e peshave të rënda. Të gjithë që mendojnë se kjo është e pa mundur, gabojnë shumë. Punojë për çdo ditë me Majkun dhe e shoh se sa është i dedikuar. Është i përgatitur, i fortë dhe teknika e tij është specifike. Mendojë se mund të sfidojë Fjurin, Xhoshuan, Uajllderin,” ka deklaruar trajneri i Majk Tajsonit, Rafael Kodeiro.

Kujtojmë që Majk Tajsoni është kampioni më i ri i peshave të rënda, ndërsa sfidën e fundit zyrtare e zhvilloi para 15 viteve, kur pësoi disfatë nga Kevin Mekbrajd.

LEXO EDHE:

Back to top button