Zbulohet se sa është premio për Laçin, për të eliminuar Petrokubin

Skuadra e Laçi-t, do të përballet me skuadrën e “Petrokub”-it, ndeshje kjo e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Të besuarit e Shpëtim Duros do të tentojnë që në “Elbasan Arena” të bëjnë të mundur edhe kalimin në turin tjetër, me sfidën e parë mes dy ekipeve që ka përfunduar në shifrat 0-0, ku kurbinasit luajtën më shumë se 60 minuta, me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Spahiut.

Për të motivuar futbollistët ka menduar presidenca e klubit. Mësohet se është vënë në dispozicion një premio prej 40 mijë eurosh në rast fitoreje dhe kualifikimi ndaj moldavëve të Petrokub.

Në letër, “bardhezinjtë” janë favoritë. Por, verdiktin përfundimtar do ta japë nesër fusha e blertë në orën 20:00.

LEXO EDHE:

Back to top button