PSZH rinis “ofenzivën” për të marë Shkrinarin nga Interi

Edhe pse u duk se PSZH do të hiqte dorë përfundimisht nga nënshkrimi me mbrojtësin i Interit, Milan Skriniar, duket se gjërat kanë marë tani një kahje tjetër.

Ditë më parë “parisienët” e konsideruan absurde vlerën e kërkuar nga “zikaltërit” për të lënë të lirë mbrojtësin e tyre. Ditën e djeshme, klubi francez firmosi me Mukiele dhe u mendua si ai ishte plani B dhe tanimë Skriniar ishte harruar, por jo.

Sipas Mikele Krisçitiello, gazetar i Sport Italia, pronari i PSZH-së, Al Khelaifi ka zbarkuar në Londër për t’u takuar me Paulo Busardo, ndërmjetësin e Interit, që është po ashtu përgjegjës për negociatat për transferimin e Shkriniarit.

Kjo do të thotë një përparim nga PSZH për nënshkrimin me qendërmbrojtësin sllovak.

LEXO EDHE:

Back to top button