Mësohet se ku përfundoi fanella e Mbapes nga “Kamp Nou”

Atleti nga Dagestani, që aktualisht nuk ka asnjë disfatë në UFC, Khabib Nurmagomedov ishte i pranishëm në “Camp Nou” në fitoren bindëse të PSZh-së me 4-1. Në këtë ndeshje, sulmuesi Kilian Mbape shkëlqeu duke shënuar 3 gola në rrjetën e skuadrës katalonase.

 

Pas ndeshjes, francezi ka bërë një dhuratë për luftëtarin rus, duke i dhuruar fanellën me të cilën realizoi tripletën. Në fanellë shkruante: ‘Për Khabib’-in, së bashku me autografin e lojtarit. Khabibi pas ndeshjes në Instagram konfirmoi se mori fanellën e francezit.

LEXO EDHE:

Back to top button