Mësohet se kur mund të dalin në bursë aksionet e Sh.A. Sllavija

" "

Gazetar: Andrea Çobanova

Agjencia e Konfiskimit të Pronës nuk do të heqë dorë nga shitja e aksioneve të SHA “Sllavija”, shkruan Alsat.

Në konferencën për media, drejtori i agjencisë Faton Asani tha se shitja është ndërprerë përkohësisht për shkak të kërkesës për masë të përkohshme të parashtruar në Gjykatë nga ish pronari i aksioneve Kirill Koçevski. Sipas Asanit, kur të hiqet masa e përkohshme, aksionet do të ofrohen sërish në bursë.

“Agjencia posedon 4285 aksione, që do të thotë se vlera fillestare është rreth 280 mijë euro, por pritet të rritet në procesin e tenderit dhe të kuptohemi, ne nuk e shesim pronën e Sllavijës, por ato aksione. Detyra jonë është pastrimi i pasurisë së konfiskuar. Duam t’i shesim aksionet e “Sllavijës” edhe sepse dikush mund të fillojë procedurë falimentimi për të. Në vitin 2020, llogaria përfundimtare tregon minus 700.000 denarë. Nëse bëhet falimentimi, atëherë ne si institucion dhe unë si drejtor do të jemi fajtorë që nuk kemi reaguar në kohë”, tha Faton Asani – Drejtor i Agjencisë së Konfiskimit të Pronës.

Asani i hedh poshtë akuzat e VMRO DPMNE-së sepse çmimi i aksionit prej 51 euro është i përcaktuar me ligj. Nga VMRO me akuza se qëllimi i Qeverisë është që prona e Sllavijës të përfundojë në duart e njerëzve të afërt me pushtetin.

“Problemi është se nuk është bërë vlerësim i saktë i pasurisë së SHA Sllavija, e cila duhet të jetë disa herë më e lartë se ajo e dhënë në shitje. E gjithë kjo është bërë nga qeveria që pas një shume joreale të pronës së zhvlerësuar të përfundojë në duart e oligarkëve të afërt me LSDM-në”, u shpreh Naum Stoilkovski – Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Sipas informacioneve, SHA “Sllavija” ka borxh ndaj 72 kreditorëve me vlerë të përgjithshme prej mbi dy milionë euro pa kamatë të akumuluar dhe borxh prej 186 mijë euro për 136 punëtorë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button