Mësohet se përse dështoi kalimi i Markus Turamit te PSZH

Kushedi si do të kishte përfunduar derbi Inter-Milan pa Markus Turamin. Është një skenar që, për lumturinë e tifozëve zikaltër, nuk është konkretizuar. Edhe pse mund të kishte ndodhur. Sulmuesi francez, në fakt, në verë ka qenë shumë afër firmës me Paris Sen Zhermenin.

Megjithatë, Turam do ta kishte pranuar transferimin te parisienët vetëm me një kusht: me Julian Nagelsmann si trajner. Në fund, PSZH ka zgjedhur Luis Enriken, ndërsa djali i Lilianit ka veshur fanellën zikaltër.

Pjesa tjetër është histori: fillim i jashtëzakonshëm i sezonit me skuadrën e Inzaghi-t dhe më i miri në fushë, bashkë me Mikhitarian, në derbin e Milanos. Sulmuesi i datëlindjes 1997-të, pasi i skadoi kontrata me Borusia Mynshengladbahun, mund të merrej me kosto zero në merkato. Në gjurmët e tij ishin shumë klube të mëdha, mesë të cilëve Interi, PSZH dhe Milani.

Sipas “Relevo”, transferimi i Turamit te “zikaltrit” mund të mos kishte ndodhur kurrë, nëse Julian Nagelsmann do të ishte bërë trajneri i klubit francez. Fatmirësisht për Inter-in dhe tifzët zikaltër ky skenar nuk është konkretizuar.

LEXO EDHE:

Back to top button