Ndodhet në një mur në “Hardcore Fitness”, një palestër në Downtown të Los Anxhelos, një nga pikturat në mur më të bukura në botë dedikuar Kobi Brajantit. Një pikturë muri që tifozët e Lejkers dhe të ish-basketbollistit, e duan dhe pëlqejnë shumë. Jo vetëm ata por edhe bashkëshortja e Kobit, Vanesa Brajant, e adhuron atë vizatim, që rrezikon të zhduket përgjithnjë.
Ai vizatim në mur dedikuar Kobi Brajantit dhe vajzës së tij Xhina, që humbën jetën në një aksident tragjik me helikopter në janar 2020, është pikturuar nga një artist i zonës, Sloe Motion. Ai që synon të heqë atë pikturë në mur është pronari i pallatit, që ka urdhëruar personin që drejton palestrën e fitnesit, që ta fshijë atë brenda vitit. Synimi i pronarit është që të shesë hapësirën e murit për reclama.
“Nëse nuk e fshij deri më 31 dhjetor, atëherë do të vijë vetë pronari që ta fshijë, duke më ngarkuar cdo shpenzim”, tha Cecilia Moran, personi që drejton palestrën.
“Refuzoj që ta fshij atë vizatim , pasi mendoj se nuk është e drejtë dhe do të luftoj që ai vizatim në mur të qëndrojë përgjithnjë. Nuk është e drejtjtë të fshish dicka që ka patur një impakt kaq të madh te kaq shumë njerëz”, tha Moran.
Në mbështetje te saj është Vanessa Brajant, që ka nisur një peticion online në “Instagram”, për të shpëtuar atë vizatim në mur. Deri më tani, ajo ka mbledhur 60 mijë firma, ndërkohë që synon 75 mijë firma.








