Mësohet se përse Suarez puth tre gishtërinjët kur shënon gol

Një ndër sulmuesit më të mirë në botë vitet e fundit, Luis Suarez, sa është i njohur për kafshimet e tij gjatë karrierës, është i famshëm edhe për mënyrën se si gëzohet kur shënon gol, duke puthur të tre gishtërinjtë e parë të tij. Me 452 gola në karrierën e tij me klube të famshme si Ajaksi, Liverpulli, Barcelona, Atletiko Madrid në shumicën e rasteve uruguaiani ka festuar duke puthur tre gishtërinjtë e tij.

Mirëpo ky festim e ka një domethënie mjaft të rëndësishme për ‘El Pistoleron’ sepse tre gishtërinjtë e parë shkojnë për fëmijët e tij, të cilët quhen Delfina, Benjamin dhe Lautaro, ndërsa edhe një puthje tjetër i dedikohet gruas së tij.

Ai gjithashtu ka një tatuazh në kyçin e dorës që lexon ‘Delfina’, që është emri i vajzës së madhe të Suarez.

Vlen të theksohet se pas dy sezoneve që kaloi tek Atletiko Madrid, ai tani është lojtari i lirë dhe së fundmi është raportuar se ka arritur marrëveshje me klubin argjentinas, River Plate. /gazetametro.net

 

LEXO EDHE:

Back to top button