Mësohet se sa fitoi Milani nga gjysmëfinalja e Championsit në “San Siro”

Në “San Siro”, Milani dhe Interi u ndeshën në “Euroderbin” e parë të gjysmëfinaleve në Ligën e Kampionëve. “Zikaltërit” fituan ndaj kushërinjve të tyre me rezultatin 2-0, ku mjaftuan dy gola të shpejtë për tre minuta për të vulosur këtë sfidë.

Stadiumi ikonik i Milanos ishte i mbushur në maksimum, ku në tribunë ishin më shumë se 75 mijë tifozë të pranishëm.

Përfitimet nga shitja e këtyre biletave kaloi shumën e 10,4 milionë eurove, një arkëtim rekord në futbollin italian në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, duke tejkaluar 9,1 milionë të fituara nga Milani në përballjen ndaj Totenhami.

LEXO EDHE:

Back to top button