Poketinjo nis bisedimet me futbollistët për të qëndruar në Londër

Skuadra e Çellsi shpreson që trajneri i ri Maurisio Poketinjo t’i mbushë mendjen mesfushorit francez N’Golo Kante të rinovojë kontratën me “blutë” e Londrës. Kontrata e kampionit të botës skadon në fund të këtij sezoni dhe 32-vjeçari ka mjaft admirues.

Gjithsesi, Çellsi kërkon të mbajë Kante dhe për aftësitë e mesfushorit është i bindur edhe Poketinjo, që e konsideron si pjesë e projektit. Për këtë arsye, trajneri argjentinas i ka kërkuar klubit që ta mbajnë francezin. Poketinjo ende nuk është zyrtarizuar në këtë detyrë, por ajo do të ndodhë kur të mbyllet sezoni. Gjithsesi, argjentinasi po bën lëvizjet e para.

Sipas të përditshmes “The Telegraph”, Çellsi kërkon ta mbajë me të njëjtën rrogë, duke i ofruar një kontratë 2-vjeçare. Bisedimet kanë nisur dhe ato po i drejton vetë Poketinjo, që kërkon të bindë Kante të qëndrojë në Londër.

LEXO EDHE:

Back to top button