Mësohet se sa ka shpenzuar Çellsi në merkaton e janarit

" "

Çellsi bëri një revolucion total në skuadër, duke sjellë në Londër 8 lojtarë të rinj. Plot 368.5 milionë euro të shpenzuara nga Çellsi në këtë merkato të janarit,  për vetëm 8 lojtarë. Koka e klubit nuk u kursye aspak, shpenzoi shifra të padëgjuara më parë në Angli, dhe e gjitha kjo për të shpëtuar sezonin e keq të tyre.

Qershinë mbi tortë e vendosi në minutat e fundit të merkatos, ku shpenzoi 121 milionë euro për kartonin e argjentinasit, Enzo Fernandez.  Mesfushori kampion bote me Argjentinën firmosi një kontratë deri në vitin 2031 dhe do të përfitojë 10 milionë euro në sezon. Ky padyshim është transferimi më i shtrenjtë në historinë e Premier Ligës, duke ia kaluar edhe Grealish që Man. Siti e bleu për 115 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button