Mësohet se sa kohë do të mungojë Ibrahimoviçi

Fitorja bindëse ndaj Napolit i la një buzëqeshje të hidhur Milanit, i cili humb sulmuesin Zlatan Ibrahimoviç për disa ndeshje. Ibrahimoviçi iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore për të verifikuar shkallën e problemit të muskujve dhe lajmet e para thonë se së paku 10 ditë do të jetë jashtë fushës.

Sulmuesi nga Suedia nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Pioli së paku deri më fillim të muajit dhjetor. Kjo do të thot se do të humbas sfidat kundër Lilles dhe Fiorentinën.

Nëse nuk fiton kundër kohës, me gjasë nuk do të bëhet gati edhe për sfidën kundër Seltiku. Kujtojmë se Ibrahimoviç shënoi 2 gola në fitoren 3-1 në terrenin e Napolit.

LEXO EDHE:

Back to top button