Barcelona pa Lionel Mesin në Kiev

Skuadra e Barcelonës do të jetë e dobësuar për përballjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve, kur takohet me Dinamo Kievin në transfertë. Trajneri Ronald Kuman vendosi që të lë Lionel Mesin dhe Frenki De Jongun në Spanjë, me arsyetim që ata të kenë më shumë kohë për pushim para sfidave përcaktuese në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Në fundjavë u lënduan Zherard Piken dhe Serhio Roberton, ndërsa më parë, poashtu përmes lëndimit, për një kohë të gjatë nuk do të ketë në dispocion edhe Ansu Fatin. Sfida Dinamo Kiev- Barcelona do të zhvillohet të martën, më 24 nëntor , në orën 21.00.

LEXO EDHE:

Back to top button