Mësuesit e muzikës reagojnë për reformat në arsim

Arsimi muzikor dhe figurativ janë lëndët të cilat pësojnë pas çdo reforme të Ministrisë së Arsimit, qoftë në arsimin fillor ose atë të mesëm. Kështu vlerësojnë nga Shoqata e pedagogëve të muzikës duke shprehur revoltën e tyre ndaj reformave të paralajmëruara në arsimin fillor që parashohin shkurtin e orëve muzikore. Kjo sipas tyre është në dëm të fëmijëve, meqë ndikon në zhvillimin psiko-fizik dhe mental të fëmijëve.

  Nëse nuk munden mos të na japin asgjë shtesë por edhe mos të na marrin. Me çdo ndryshim që bëhet në arsim menjëherë kapen me ne, orët tona të shkurtohen, gjë për të cilën nuk pajtohemi. I bëjë thirrje ministrisë, nëse është e mundur që në debatet e mëtutjeshme të na përfshijë ne si ekspertë që të mundë t’ua lehtësojmë, fillimisht fëmijëve sepse muzika ndihmon shumë në zhvillimin psiko-fizik dhe mental të fëmijëve’ deklaroi Silvana Kërstiç, kryetare e Shoqatës së pedagogëve të muzikës.

Mësimdhënësi e muzikës tashmë një kohë të gjatë kërkojnë që këtë lëndë t’ua ligjërojnë nxënësve nga klasa e parë, pasi siç thonë ata, talentët e muzikës zbulohen që në moshë të vogël. Florim Zylfiu tha se reformat e paralajmëruara e detyrojnë atë të mendojë që ta braktis profesionin e tij, pas 33 vitesh përvojë.

Çfarë do të bëjnë ata të rinj që do të diplomojnë dhe të bëhen profesor të muzikës, çka do të bëhet për ata. Po të më jepet mundësia, sot iki, largohem. Nuk e di se si do të organizohemi ne të mbajmë edhe korin, orkestrën dhe gjitha aktivitetet tjera, këndimi, interpretimi, të mësuarit e instrumenteve, grupeve vallëzuese, për një orë nuk arrihen ato. Nuk mund të arrihet kurrsesi, do të jetë një vështirësi e madhe, nuk e di si e kanë planifikuar’ pohoi Florim Zylfiu, mësues i muzikës.

Edhe pse asgjë nuk është publikuar zyrtarisht, sipas shoqatës së pedagogëve të muzikës, koncepti i ri për arsimin fillor parasheh vetëm një orë në javë art muzikor ose figurativ. Ose, këto lëndë të zbatohen, njëra në gjysmëvjetorin e parë dhe tjetra në gjysmëvjetorin e dytë të shkollës.

Gjithashtu, njohuritë mediatike dhe digjitale, si dhe ekologjia dhe higjiena do të bëhen pjesë e mësimdhënies në shkollë, tha kryeministri Zoran Zaev duke komentuar konceptin e ri të arsimit fillor, i cili parashikon bashkimin e disa lëndëve në një. Zaev tha se shkrim-leximi për media do të bëhet pjesë e mësimdhënies në mënyrë që të ndihmojë brezat e rinj të jenë të fortë dhe rezistueshëm ndaj lajmeve të rreme.

Melihate Rustemi

LEXO EDHE:

Back to top button