Mesut Ozil, nis karrierën politike te partia në pushtet

Mesut Ozil së fundmi i tha lamtumirë futbollit, por tashmë ka gjetur diçka për të bërë në pension.Sipas gazetës “Turkiye”, ish-lojtari i kombëtares gjermane ka vendosur të bëhet kandidat për parlamentin turk.

Burimi shton se Ozil do të bëhet kandidati i partisë në pushtet, të udhëhequr nga Reçep Tajip Erdogan, presidenti aktual i Republikës së Turqisë.

 

Pikëpamjet politike të Mesutit janë prej kohësh të njohura për publikun. Erdogan ishte edhe në dasmën e legjendës së Real Madridit dhe Arsenalit.

Në vitin 2020, mesfushori u transferua nga Arsenali  te Fenerbahçe dhe klubi i fundit i lojtarit ishte Stambolli.

LEXO EDHE:

Back to top button