Meta e Berisha firmosin sot marrëvshjen e bashkëpunimit

Meta e Berisha firmosin sot marrëveshjen e bashkëpunimit

Në orën 12.00 Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, do të kenë konferencë të përbashkët për media, në të cilën do të nënshkruajnë edhe një marrëveshje bashkëpunimi.

Eshtë caktuar 12 nëntori do të jetë data e protestës kombëtare që do të zhvillojë opozita. Këta e ka bërë të ditur vetë kreu i demokratëve, Sali Berisha, i cili ka konfirmuar se në këtë aksion opozitar do të ketë krahun më të fortë Partinë e Lirisë, por edhe parti të tjera opozitare në vend.

Kryetari i Partisë së Lirisë, ish presidenti Ilir Meta zbardhi detaje nga marrëveshja e dakordësuar.
Berisha do të mbështesë PL për çështjen e referendumit ndërsa PL do të mbështesë Berishën për primaret.

“Referendum primare, primare referendum. Në primare do të kandidojnë edhe kandidatë të propozuar nga PL. Nëse kryetari i primareve del nga PD kryetari i Këshillit del automatikisht nga PL. Nëse del nga primaret kandidati i PL atëherë kryetari i Këshillit del nga PD” tha Meta dje në një konferencë për median.

LEXO EDHE:

Back to top button