Meta përshëndet shkarkimin e tij duke ironizuar

Presidenti i Shqipërisë  Ilir Meta ka reaguar pasi Kuvendi votoi për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të shtetit. Meta ka zgjedhur të publikojë një gafë të deputetit të opozitës Selami Jenishehri, i cili shprehu gjithashtu votën e tij pro për shkarkimin.

- Advertisements -

“Të dashur miq, ju uroj një pasdite të qetë, relaksuese dhe të qeshur duke ju përshëndetur të gjithëve me këtë thënie frymëzuese!,” shkruan Meta, ndërsa i referohet Jenishehrit i cili tha sot në Kuvend se “do t’i dalin për zot nipërave dhe mbesave pensionistë”.

Meta ka zgjedhur ta ironizojë në këtë mënyrë vendimin e sotëm të Kuvendit, i cili për herë të parë në histori votoi shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Më herët zëdhënësi Tedi Blushi e cilëoi si antikushtetues dhe qesharak vendimin e sotëm, duke theksuar se Meta është më i motivuar se kurrë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë nga çdo përpjekje e tradhtarëve.

LEXO EDHE:

Back to top button