Meta “fik dritat”, bien në të gjithë botën rrjetet sociale

Përdoruesit e platformave Facebook dhe Messenger po përjetojnë probleme me aksesimin e rrjeteve.

Sipas raportimeve, faqet e mediave sociale nuk funksionojnë, as lajmet në Facebook dhe as bisedat në Messenger. Ka edhe raportime për probleme në Instagram, kështu që “bllokimi” global është i përgjithësuar në të gjitha aplikacionet e Meta-s, në të gjithë botën.

Problemet në këto aplikacione kapen edhe nga faqja DownDetector, e cila identifikon faqet e internetit dhe platformat që janë “joaktive”.

Siç tregohet në grafikun përkatës, problemet filluan sot, afërsisht në orën 15:00./tch.

LEXO EDHE:

Back to top button