Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta
Sipas Aktit të Tregjeve Dixhitale (DMA), Meta duhet të operojë ndryshime të mëdha në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta.
Gjatë fundjavës, gjiganti i rrjetit social zbuloi se si do të mundësojë ndërveprimin për Messenger dhe WhatsApp me shërbimet e mesazheve të palëve të treta.
Megjithëse kjo nuk është ende e disponueshme për përdoruesit e Messenger dhe WhatsApp në BE, njerëzit që përdorin shërbime të mesazheve të palëve të treta që kanë zgjedhur t’i bëjnë aplikacionet e tyre të ndërveprueshme së shpejti do të jenë në gjendje të lidhen me përdoruesit e Messenger dhe WhatsApp, por vetëm në BE.
Në këtë drejtim, Meta vjen me njoftime të reja në Messenger dhe WhatsApp, të cilat do të informojnë përdoruesit për bisedat e palëve të treta, shkruajnë mediat e huaja.
Përveç kësaj, këto njoftime do t’u kujtojnë përdoruesve sa herë që një aplikacion i ri i mesazheve të palëve të treta bëhet i disponueshëm.
Opsione të shumta do të jenë të disponueshme për përdoruesit e aplikacioneve duke përfshirë aftësinë për të zgjedhur nga cilat aplikacione të palëve të treta duan të marrin mesazhe.
Ndryshe, Meta njoftoi se do të ofrojë edhe veçori të mesazheve si reagime dhe përgjigje të drejtpërdrejta.
Kompania ende nuk e ka sqaruar se kur do të prezantohen këto ndryshime, por së shpejti ato do të jenë të disponueshme për të gjithë përdoruesit në BE.