Meteorologët evropianë po paralajmërojnë për formimin e një “kupole të nxehtësisë” gjigante mbi Evropë,

Meteorologët evropianë po paralajmërojnë për formimin e një “kupole të nxehtësisë” gjigante mbi Evropë, një fenomen atmosferik që mund të shkaktojë valë të forta të të nxehtit në ditët dhe javët në vijim. Sipas analizave, në disa zona të kontinentit temperaturat mund të afrohen ose edhe të tejkalojnë 45 gradë Celsius. Sipas parashikimeve, masa e nxehtë e ajrit do të lëvizë nga Afrika Veriore drejt Evropës Jugore dhe Qendrore, duke goditur fillimisht Spanjën, Portugalinë, Francën dhe Italinë, përpara se të zgjerohet edhe në pjesë të tjera të kontinentit. Në disa rajone të Evropës, temperaturat mund të jenë nga 12 deri në 16 gradë Celsius mbi mesataren klimatike për këtë periudhë të vitit. Edhe Ballkani pritet të përfshihet nga kjo valë e fortë e të nxehtit. Sipas parashikimeve aktuale, temperaturat në rajon do të kalojnë 30 gradë Celsius, ndërsa në disa zona mund të afrohen ose edhe të tejkalojnë 35 gradë. Ekspertët paralajmërojnë se kupolat e nxehtësisë kanë qenë shkaktarë të disa prej valëve më vdekjeprurëse të të nxehtit që kanë goditur Evropën vitet e fundit./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button