Gashi shpall zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Bërvenicës më 18 tetor
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot nënshkroi vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Brvenicës, të cilat do të mbahen më 18 tetor.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot nënshkroi vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Brvenicës, të cilat do të mbahen më 18 tetor.
Ai pret që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Komunal i Zgjedhjeve të Brvenicës dhe të gjitha autoritetet kompetente ta zhvillojnë procesin zgjedhor në mënyrë profesionale, të paanshme dhe me respekt të plotë të ligjeve dhe procedurave.
“U bëj thirrje të gjithë kandidatëve dhe subjekteve politike që ta zhvillojnë fushatën zgjedhore me dinjitet, duke konkurruar me programe, ide dhe vizion për zhvillimin e komunës, dhe jo me fjalime që inkurajojnë përçarje apo veprime që dëmtojnë besimin e qytetarëve në procesin demokratik”, tha Gashi.
Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të Brvenicës të marrin pjesë në zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike, duke kontribuar në një proces zgjedhor paqësor, të rregullt dhe të besueshëm.
Gashi shprehu besimin se zgjedhjet do të konfirmojnë pjekurinë demokratike të institucioneve dhe qytetarëve.