Korridori 8 lihet pas dore? BDI kërkon përgjigje nga Qeveria
Korridori 10D po avancon me ritëm më të madh se Korridori 8. Pretendimi vjen nga BDI-ja, e cila akuzon Qeverinë se mekanizimi dhe fuqia punëtore po zhvendosen drejt aksit Prilep–Manastir, me qëllim përfundimin e tij para zgjedhjeve të ardhshme.
Sipas opozitës, në terren aktualisht punohet me raport pothuajse katër me një, në favor të Korridorit 10D, ndërsa Korridori 8, i cilësuar si strategjik për lidhjen lindje–perëndim dhe për NATO-n, po lihet pas dore. Opozita kërkon nga Qeveria të bëjë publike sa punëtorë, mekanizim dhe mjete financiare janë angazhuar në të dy korridoret dhe kush ka vendosur për ritmin aktual të punimeve.








