Metoda e skitarit për t’i ngrohur duart gjatë dimrit, është e shpejtë dhe funksionon si me magji
Metoda e skitarit për t’i ngrohur duart gjatë dimrit, është e shpejtë dhe funksionon si me magji

Të gjithë e njohim dikë që mund të ketë vazhdimisht duar të ftohta.
Duke qenë se jemi në stinën e dimrit mund të jetë krejtësisht normale të na mërdhijnë duart për shkak të temperaturave të ulëta.
Por nëse dikush i ka vazhdimisht ashtu, mund të nënkuptojë se ka ndonjë problem tjetër shëndetësor.
Është e rëndësishme të qëndrojmë të ngrohtë gjatë temperaturave të ulëta, por mund të jetë sfiduese, veçanërisht tek duart.
It feels SO WEIRD. But it keeps my fingers warm even when it’s FREEZING! #lifehack #raynauds #coldfront ♬ original sound – ChelseaExplainsItAll
Dorezat mund të ndihmojnë, por jo çdo herë janë të mundshme, pasi në disa ambiente duhet t’i heqim.
Nëse jeni gjendur në një situatë kur duart i keni pasur shumë të ftohta, është një ushtrim që mund ta bëni për t’i ngrohur.
Këtë truk e ka ndarë një përdoruese në TikTok, sipas të cilës është tejet efektiv dhe e ka mësuar nga një skitar.
Metoda për të cilën thotë se funksionon si magji, është tejet e thjeshtë.
Krejt çfarë duhet të bëni është që të qëndroni në këmbë dhe të shtrini krahët dhe t’i mbani drejt. Hapni pëllëmbët e duarve dhe lëvizni krahët poshtë dhe lart.
Derisa e bëni këtë lëvizje ju do të nxitni qarkullimin e gjakut dhe do ta ndjeni këtë në gishtat tuaj.