Metodologjia e anëtarësimit në BE është e pandryshuar pavarësisht agresionit kundër Ukrainës, thotë ambasadori Gir
Ambasadori i BE-së në vend, David Gir, sonte në emisionin “360 gradë” në Alsat tha se agresioni ndaj Ukrainës është një lloj sinjali urgjence kur bëhet fjalë për integrimin evropian të rajonit, por theksoi se urgjenca nuk mund të ndryshojë metodologjinë bazë për anëtarësim.
“Sigurisht që ka një urgjencë sepse po shohim ngjarje dramatike që ndodhin në Ukrainë. Megjithatë, kjo urgjencë nuk tenton të ndryshojë metodologjinë bazë që lidhet me procesin e anëtarësimit. Të cilat, siç e dini, janë reforma që po përgatisin vendet kandidate për anëtarësim në BE. Kjo do të thotë të sigurohet sundimi i ligjit, sistemet kundër korrupsionit, si dhe zhvillimi i bizneseve që janë konkurrues në tregun e vetëm europian prej 450 milionë konsumatorësh”, tha Gir.








