Mexhiti e cilëson si mashtrim Ligjin për shpërndarjen e administratorëve të programit K5

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Izet Mexhiti e ka cilësuar mashtrim të nëpunësve dhe opinionit ligjin për shpërndarjen e administratorëve të programit K5. Duke u arsyetuar se pse ka votuar i përmbajtur, sipas Mexhitit, 1300 mijë persona, në bazë të këtij ligji, mund të përzë nga puna. Duke shkruar si opozitar në rrjetin social fejsbuk, Mexhiti thotë se “Modeli “merre ose lëre” len hapësirë që këtyre personave t’u ofrohet vend pune jo-adekuat me shkollimin ose ambicjet e tyre, ose që nuk janë në përputhje me planet e para kur ata persona janë punësuar. Nëse ata do të kishin punuar, me përvojën e tyre sot do të ishin në vende udheheqëse të institucioneve.”, shton ai.

Mexhiti mendon se këtij ligji i mungon transparenca për vendet e punës ku administratorët do të transferohen.

Kjo analizë, shkruan ai, me siguri ekziston, por nuk po prezantohet. Ky ligj, sipas Mexhitit nuk e zgjidh problemin meqë nuk dihet se çfarë do të ndodhë me nëpunësit që do të refuzojnë ofertën e parë dhe do të hynë në “listën për transfertë” të Ministrisë për Administratë.

LEXO EDHE:

Back to top button