Mexhiti: Gjatë qeverisjes së BDI-së integrimi ishte në vdekje klinike

Mexhiti: Gjatë qeverisjes së BDI-së integrimi ishte në vdekje klinike

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti thotë se është turp të akuzohet koalicioni VLEN për dështimin në rrugën drejt BE-së. Duke renditur bllokadat që nga viti 2008, Mexhiti në një status në facebook thotë se BDI-ja dështoi për 22 vite në procesin euro-integrues, ndërsa tani akuzon VLEN-in. Mexhiti kujton veton greke ndaj Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO në vitin 2008 duke theksuar se kjo nuk e ndaloi Ali Ahmetin që të bënte koalicion qeverisës në atë kohë me siç thekson politikanin e tij të preferuar Nikolla Gruevskin. Përmend edhe “Jo”-në e viteve 2010-2020, duke theksuar se edhe atëherë BDI-ja rrinte në pushtet me Gruevskin.
“- Viti 2011 – Qeverinë pas zgjedhjeve të parakohshme e formuan Nikolla Gruevski me Ali Ahmetin. BDI mori Ministrinë e Integrimeve. Vendi vazhdoi me raporte negative dhe me “JO”-të nga Brukseli. Ministrat e BDI-së në dikasterin e integrimeve u bënë dekor dhe asgjë më shumë. Megjithatë, BDI nuk dilte nga qeveria e Nikolla Gruevskit.
– Vitet 2012 dhe 2013 ishin të njëjta. BDI rrinte në qeveri me Nikolla Gruevskin. Integrimi evropian nuk ishte askund në horizont e megjithatë nuk kishte forcë që e ndante BDI-në nga përqafimet e Nikolla Gruevskit.
– Viti 2014 – përsëri zgjedhje të parakohshme, përsëri qeveri BDI-Nikolla Gruevski, përsëri bllokadë në procesin integrues. Përsëri BDI nuk kishte arsye për ta braktisur Nikolla Gruevskin!
– Vitet 2015-2016 – vendi u gjend në krizë të thellë politike me përgjimet. Integrimi evropian u harrua si prioritet qeveritar. Por rehatinë e BDI-së në kolltukët e Qeverisë nuk e prishte asgjë!”
Sipas Mexhitit gjatë qeverisjes së BDI-së integrimi ishte në vdekje klinike edhe përkundër faktit që siç thotë pati kryeministrin shqiptar e ministrin e jashtëm që zotohej për integrimin e vendit.
Ditë më parë BDI-ja akuzoi se për shkak të dështimit të Qeverisë aktuale për përmbushjen e reformave kushtetuese, Maqedonia e Veriut u shkëput nga Shqipëria në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button