Mexhiti paralajmëron: Nëse s’ka menaxhim të mirë në “Drislla”, marrim ne kompetencat
Mexhiti paralajmëron: Nëse s’ka menaxhim të mirë në “Drislla”, marrim ne kompetencat
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Ekologjisë, Izet Mexhiti nuk e përjashton mundësinë e marrjes së kompetencave të Qytetit të Shkupit, nëse nuk menaxhon si duhet me kompaninë Drislla.
Mexhiti thotë se e gjithë kjo situatë është pasojë e keqmenaxhimit të Qytetit të Shkupit ku sipas tij udhëheq koalicioni BDI-LSDM dhe Levica.
“Drislla është ndërmarrje publike në kuadër të Qytetit të Shkupit ku udhëheq koalicioni BDI-Levica dhe LSDM, në krye me Danella Arsovskën. Drislla një kohë ka qenë pjesë e ndërmarrjes publike “Higjiena Komunale” tani është ndërmarrje në veti, prapë nën kompetenca të qytetit të Shkupit, është fatkeqësi kjo që ndodhë. Kjo tregon se sa me papërgjegjësi i udhëheqin ndërmarrjet, kjo shihet edhe tek higjiena këtu, nëse e shohim këtu higjiena është katastrofale për shkak udhëheqjes së keqe të Qytetit të Shkupit. E njëjta është edhe me Drisllën që po rrezikon jetën e njerëzve. Këto ditë kemi dërguar Inspektoratin e Ambientit Jetësor, do japim masa që duhet të merren, nëse nuk merren mund të shkojmë edhe në masa më radikale” , tha Izet Mexhitit, zvkryeministër i parë./ Alsat.mk








