Mianmari drejt përplasjes civile, mbështetësit e grushtit të shtetit sulmojnë protestuesit

Situata në rrugët e Mianmarit ka marrë një drejtim të ri në ditët e fundit pas grushtit të shtetit dhe protestave kundër tij. Qindra persona, shumica prej tyre të maskuar, kanë sulmuar në ditët e fundit protestuesit pro demokracisë, duke i goditur me gurë dhe mjete të forta. Të paktën një protestues është plagosur me thikë, ndërsa shumë të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta. Policia nuk ndërhyri për të shmangur këto incidente, duke rritur akuzat për persona të paguar nga ushtria për të sulmuar protestuesit.

LEXO EDHE:

Back to top button