Michael Schumacher u bë gjysh: Lajmi i lumtur u mbajt në fshehtësi të madhe për ditë të tëra

Michael Schumacher , shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, u bë gjysh. Vajza e tij Gina Maria (28) njoftoi të shtunën në Instagram lajmin e lumtur se solli në jetë një vajzë të cilës ajo dhe bashkëshorti i saj Ian Bethke i dhanë një emër të veçantë.

“Mirë se erdhe në botë, Millie. E lindur më 29 mars, zemrat tona janë më të mbushura se kurrë. Jemi jashtëzakonisht të bekuar që të kemi në jetën tonë”, ka shkruar Gina Maria Schumacher krahas një fotoje bardh e zi të vajzës së saj të porsalindur.

Njoftimi shkaktoi shumë shpejt një ortek reagimesh dhe urimesh.

“Urime! Jam shumë e lumtur për ty! Do të bëhesh një nënë e mrekullueshme!”, “E mrekullueshme! Gëzimi më i madh që mund të ketë kushdo”, ishin vetëm disa nga komentet.

Dasma në fshehtësi

Gina-Maria kishte një vajzë nga martesa me bashkëshortin e saj Ian Bethke, me të cilin u martua vitin e kaluar . Çifti, i cili thuhet se u takuan në një shkollë kalërimi, u martuan më 28 shtator 2024  shtëpinë e familjes së Schumacher në Majorca, e njohur si Villa Jasmine.

Siç raportuan mediat gjermane, dasma u mbajt në fshehtësi të rreptë dhe të ftuarit duhej të dorëzonin celularët për të ruajtur privatësinë e familjes.

Gjendja shëndetësore e Michael është ende sekret

Michael Schumacher, piloti legjendar i Formula 1, prej vitesh nuk është shfaqur në publik pas aksidentit të ndodhur në vitin 2013 , pasi pësoi një dëmtim të rëndë në kokë gjatë skijimit. Familja ruan rreptësisht informacionin për shëndetin e tij.

Në dokumentarin e Schumacher, gruaja e tij Corina zbuloi: “Michael është këtu. Është ndryshe, por ai është këtu, dhe kjo na jep forcë. Ne jemi bashkë. Ne jetojmë së bashku në shtëpi. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë Michael të ndihet më mirë dhe rehat.”

Ardhja e vogëlushes Millie ka sjellë padyshim gëzim të ri për familjen Schumacher, e cila vazhdon të jetojë larg syve të publikut, ashtu siç ka dashur gjithmonë Michael .

LEXO EDHE:

Back to top button