Mickoski: Akuzat e BDI-së, irritojnë ndërkombëtarët dhe qytetarët
Mickoski: Akuzat e BDI-së, irritojnë ndërkombëtarët dhe qytetarët
Kryeministri Hristijan Mickoski, hedh poshtë akuzat e BDI-së për largimin e shqiptarëve nga institucionet. Ai tha se shkarkimet e bëra janë mbi baza të shkeljeve dhe keqpërdorimeve dhe jo për shkak të ndonjë përkatësie etnike apo politike. Mickoski thotë se me afrimin e hetimeve për siç thotë kriminelët, retorika e BDI-së, do të ashpërsohet gjë që sipas tij irriton partnerët ndërkombëtarë dhe qytetarët.
“Ata do të jenë gjithnjë e më të ashpër, besoni, kjo i irriton edhe partnerët ndërkombëtarë edhe qytetarët. Ju lutem, ja ju bëj thirrje mediave, do të ashpërsohet retorika atje, ashtu si afrohemi te kriminelët, ajo retorikë do të jetë gjithnjë e më ashpër do të jetë, më nacionaliste, më irredentiste. Të parët që do të futen në paraburgim, proceset e para gjyqësore, akoma më fuqishëm do të jetë. Mos mendoni se ajo ka ndonjë logjikë, kjo është lufte me krimin, a ka ai përkatësi etnike, nuk ka, a ka përkatësi partiake, nuk ka… Ata tani, për ta ruajtur krimin, qendrat tregtare, pronat, paratë, milionat dhe kështu me radhë… Pikërisht ata janë fajtorët që ndodhi eksodi i shqiptarëve, prej shumë komunave në Maqedoni”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër. /Alsat.mk