Mickoski: Debat publik nëse të drejtat kolektive duhet të bazohen në përqindje

Mickoski: Debat publik nëse të drejtat kolektive duhet të bazohen në përqindje

Duhet të hapet debat publik nëse duhet të flasim akoma për përqindje apo ato përqindje mund të kenë kaluar kohën e tyre, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në emisionin “Rruga drejt” në Alsat.

“Ajo që vlerësoj se duhet të hapet debat publik është nëse do të flasim akoma për përqindje dhe për realizimin e të drejtave kolektive në bazë të përqindjeve. A nuk mendon njeri që ato përqindje e kanë tejkaluar kohën dhe përdorimin e tyre. Ndoshta duhet të flasim për një shoqëri tjetër. Shoqëri e cilësisë, e kompetencave”, tha Mickoski./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button