Mickoski: Regjistrimi nuk është i plotë
Të dhënat nga regjistrimi nuk japin përgjigje për gjendjen reale në vend, sepse nuk janë të plota, tha në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, kryetari i VMRO-DPMNE-së në opozitë, Hristijan Mickoski.
“Kemi 132 mijë qytetarë të padeklaruar. Nëse vërtet do të kishte vullnet, nga Enti Shtetëror i Statistikave dhe nga të gjithë ata që e bënë atë operacion, për ta përfunduar këtë operacion statistikor, ata shumë lehtë mund t’i numëronin ata 132 mijë qytetarë. Ata tashmë e dinë saktësisht, me emër dhe mbiemër, se kush janë ata që nuk janë deklaruar, dhe janë pjesë e popullsisë rezidente. Në më pak se një javë, ata mund të shkojnë dhe ti marrin ato tre detaje – fenë, gjuhën amtare dhe kombësinë e tyre. Atëherë deri diku do ta kemi një regjistrim të plotë”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRHO-DPMNE-së. /Alsat.mk.








