Mickoski: Ka kaluar koha kur pushteti gjunjëzohej në Reçicë të Vogël
Mickoski: Ka kaluar koha kur pushteti gjunjëzohej në Reçicë të Vogël
Ka kaluar koha kur pushteti gjunjëzohej në Reçicë të Vogël, kur arrestoheshin, e më pas personat e njëjtë liroheshin brenda natës, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur akuzave të ish-ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski. Ai në një intervistë në Alsat ditë më parë tha se zyrtarë të lartë të VMRO- së takohen çdo dy ditë në selinë e BDI-së.
Spasovski tha se çdo dy ditë një përfaqësues i lartë i VMRO-DPMNE-së e viziton Reçicën e Vogël. A do të thotë kjo se keni koordinim me partinë BDI dhe çfarë është diskutuar?
“Sa është, një metër e njëzet apo më i ulët se aq? Le ta definojnë çfarë do të thotë fjala i lartë. Shikoni, nuk di si t’i komentoj deklaratat e Spasovskit, por ja do të përgjigjem, sepse duhet të përgjigjem, megjithatë njeriu është koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së. E kuptoj që ndonjëherë Frojdi punon te njerëzit dhe nënvetëdija projektohet ndaj të tjerëve, por nëse ai mendon se ato momente kur lidershipi i LSDM-së gjunjëzohej në Reçicë, kur heshtnin, kur ministrat nga Reçica luanin futboll, basketboll në zyrat e tyre, kur i kanë poshtëruar qytetarët pa dallim etnie kur ai arrestonte dhe në mbrëmje duhej t’i lironte sepse dikush nga Reçica e ka urdhëruar se vlen akoma, gënjen, kohët e tilla kanë ikur dhe politika të tilla janë mposhtur prej kohësh”, u përgjigj Hristian Mickoski – kryeministër. /Alsat.mk